Vendosni fjalën kyçe....

Gjermani/ Pengmarrje në stacionin kryesor hekurudhor të Këlnit


Një pengmarrja po ndodh në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit gjerma, Këln. Sipas policisë gjermane që citohet nga mediat vendase, dyshohet se një grua është marrë peng.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, trupat speciale si dhe forcat zjarrfikëse.

Forcat e policisë kanë rrethuar gjithë zonën përreth stacionit hekurudhor ndërkohë që nuk ka ende informacione të sakta për numrin e personave që janë marrë peng dhe as për autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë.

“Ne supozojmë se është marrë peng një grua. Pengmarrja ka ndodhur brenda një dyqani “McDonald’s” ose në një farmaci aty pranë,” tha një zëdhënëse e policisë për “Reuters”.

“Dyshojmë se bëhet fjalë për një person të marrë peng, por nuk kemi detaje të mëtejshme dhe përfundimtare.” shtoi ajo.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën, ndërkohë që “Bild” njoftoi se një ekip reagimi kundër terrorizmit është nisur drejt vendit të ngjarjes pasi nuk përjashtohet që të bëhet fjalë për një veprim terrorist.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *