Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton nuk e quan abuzim me pushtetin skandalin seksual të Bill: Lewinsky ishte e rritur


Pas demokratët sulmuan muajt e fundit nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme, Hillary Clinton ka folur për tradhëtinë e bashkëshortit të saj ish-presidentit, Bill Clinton, me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.

Hillary Clinton thotë se çështja e bashkëshortit të saj me Lewinsky-n nuk ishte një abuzim i pushtetit, sepse 22-vjeçarja ishte ‘e rritur’ në atë kohë.

Duke folur për “CBS Sunday”,  zonja Clinton tha se ajo besonte që Bill Clinton kishte të drejtë të mos e japte dorëheqjen si president, pas skandalit seksual.

Kur u pyetën nëse burri i saj duhet të kishte hequr dorë,  ajo u përgjigj: “Absolutisht jo”.

“Nuk ishte ky një abuzim i pushtetit?”, pyeti korrespondenti i “CBS”, Tony Dokoupil.

Hillari u përgjigj: “Jo. Jo”.

Ish-Sekretarja e Shtetit vuri në dukje se Leëinsky ishte ‘e rritur’ në kohën kur gazetari i tha se Presidenti i SHBA-ve nuk mund të kishte një marrëdhënie konsensuale me një praktikante, sepse hendeku i pushtetit të tyre ishte tepër i madh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *