Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Kombeve/ Anglia befason Spanjën në shtëpi, Zvicra fiton ndaj Islandës


Anglia befason Spanjën në Sevilla dhe i shkakton humbjen e parë iberikëve në grupin A4 në Ligën e Kombeve.

Asist i Rashford për golin e Sterling dhe më pas sulmuesi i United që shijon lavdinë personale me golin e dytë.

Spanja në vështirësi, pa ide dhe e goditur pa mëshirë nga britanikët, që në dy ndeshjet e para nuk kishin fituar asnjë. Sterling kompleton misionin për skuadrën e Southgate me golin e tretë dhe të dytin personal, duke e bërë praktikisht të pamundur përmbysjen.

Në Grupin A2 Zvicra nuk humb mundësinë për të vënë nën presion Belgjikën, me fitoren 1-2 në Islandë. Golat e zvicrës u shënuan nga Seferovic dhe Lang, që i ngjit helvetët në kuotën e 6 pikëve, po aq sa Belgjika, vetëm se Djajtë e Kuq kanë një ndeshje për të luajtur.

Bosnja nuk njeh rivalë në Grupin B3. Dy gola të Dzekos e mbajnë me pikë të plota pas tre ndeshjesh, ndërsa rezultat për tu shënuar në Grupin C2 është fitorja e Finlandës përballë Greqisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *