Vendosni fjalën kyçe....

Lihet në burg i besuari i Ramës në Mat që mori tri jetë


Kryetari i Partisë Socialiste në Mat, Kujtim Koxha, që la të vdekur tre punonjësit e bashkisë, lihet në burg.

Këtë vendim mori sot Gjykata e Matit, që caktoi masën e sigurisë ‘arreest me burg’. Seanca gjyqësore u zhvillua për gati 30 minuta, gjatë së cilës Koxha nuk pranoi të fliste asnjë fjalë.

Kujtim Koxha shtë shprehur para policëve pak ditë më parë, se i vrau tre punonjësit e bashkisë, për të vendosur dinjitetin e tij para banorëve të tjerë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shëlli të Matit ku mbeti i vrarë Mentor Hoxha,  Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi. I plagosuri është kolegu i tyre Astrit Hani i cili ndodhet në spital duke marrë mjekim. 

“Nuk jam penduar. Ata më qëlluan dhe mua më panë edhe banorë të tjerë se si më qëlluan. Më fyen para bashkëfshatarëve të mi dhe unë s’mund ta duroja dot që ata të më tallnin më vonë, ndaj edhe shkova dhe mora armën”, është shprehur Koxha.

Sipas policisë ngjarja ndodhi për motive të dobëta të nxitura nga një debat i nisur në tavolinë ku autori debatoi me një prej viktimave Erzen Aliaj pasi i kërkoi që rruga që po ndërtohej në fshatin Shëlli të shkonte pranë shtëpisë së tij.

Viktima Aliaj dhe autori janë konfliktuar fillimisht pranë lokalit të fshatit, dhe më pas sipas policisë ky konflikt i çastit e ka shtyrë Kujtim Koxhën që të shkojë në shtëpi të marrë armën e zjarrit dhe të qëllojë mbi tre punonjësit e bashkisë.

Momenti i arrestimit të Koxhës


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *