Albert Veliu ka treguar se ka pasur oferta për t’u ‘shitur’, dhe për të hedhur poshtë dëshminë në audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj.
“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë… te një lokal të 11-katëshi… që të thosha në televizor live që është false e gjitha kjo, e di X-i që na hiqet si i ndershëm, flet në televizor”- u shpreh në intervistën për emisionin “Open”.
Veliu shton se ky person publik e që “e ndjek këmba këmbës”, “kishte sjellë një njeri me shefin e krimeve të Laçit” për të mbyllur pazarin.
Veliu ka treguar më tej se ka edhe materiale të tjera që nuk janë publikuar, të cilat i ka edhe SHISH që mund të jenë dorëzuar në prokurori.
“Po ka shumë gjëra, materiale të tjera të papublikuara.Mbase SHISH i ka dorëzuar në prokurori. Unë dua që mua dua të me lenë rehat. Mua më rrezikohet jeta dhe familja”- u shpreh Veliu.