Templates by BIGtheme NET

Mema flet si trajner i Tiranës: Fryma e grupit do rikthejë rezultatet e mira

Ardian Mema bëri deklaratën e tij të parë si trajner i skuadrës së Tiranës. I ardhur nga Flamurtari, tekniku i bardhebluve që zëvendësoi në pankinën e kësaj skuadre, e pranoi skepticizmin e shfaqur prej tij përpara se të merrte këtë detyrë dhe tani do t’i duhet të nxjerrë skuadrën e tij nga situata e vështirë.

“Tirana është klub i madh dhe unë kam dalë nga ky klub. Me thënë të drejtën e prita pak me skepticizëm për shkak se situata që po kalonte nuk ishte fort e këndshme. Të them të drejtën është shumë kalendar i vështirë. Duhet të fus frymën e grupit për t’iu rikthyer rezultateve të mira. Shpresoj që ekipi të jetë në një atmosferë më të mirë se periudha që po kalon”, u shpreh Ardian Mema, trajner i Tiranës.

Pas 8 javëve të para në Kategorinë Superiore, Tirana është në vendin e 7 në klasifikim me 8 pikë të grumbulluara me një bilanc 2 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto