Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta zv.rektori i Universitetit të Shkodrës


Lajm i hidhur për Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe për botën akademike shqiptare.

Zv/rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Ilir Berhani, është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare.

Pedagogu i njohur mësohet se vuante prej disa muajsh nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën e humbi pikërisht një ditë përpara nisjes së vitit të ri akademik.

Homazhet në nder të Berhanit, do të zhvillohen në orën 13:00 të ditës së sotme, kur nis zyrtarisht edhe mësimi për universitetet në Shqipëri.

Behrami ka mbajtur më parë postin e Dekanit në Fakultetin e Juridikut, po në Shkodër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *