Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama, lidhur me deklaratat e tij të fundit, mbi lojërat e fatit.
Vasili kujton operacionin e nisur që në 2013-ën, i quajtur ‘Fundi i Marrëzisë’, ndërsa thotë se kush e beson sërish Ramën për kumrin, e ka “lënë mendja”.
“A ka me budalla,qe e beson kete kryeminister per kumarin?
Sot kryeministri ben llap llap per kumarin pas plot 6 vjetesh dhe ja se ç’broçkollit:
“Mos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri”.
Në 2013, kur filloi operacioni i policisë ‘Fundi i Marrëzisë’, po ky kryeminister bente llap llap dhe broçkolliste prap se:
“askush nuk do të ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar.”
Dhe shqiptaret, qe sipas ketij mashtruesit nuk do linin asnje qindarke,linin plot 135 milion euro ne vit dhe pikat nga 928 cope vajten ne 4200.
Po a ka më ndonje budalla qe i beson me ketij ordineri qe genjeshtren e ka oksigjen,e ka buke,e ka nene,e ka babe?
Kush e beson kete ose e ka lene mendja krejt ose ka ngrene gjekundi te vjellat e ketij dhe vjell gjithe jeten.”, thotë Vasili.
Pak ditë më parë, qeveria Rama pezulloi Autoritetin e mbikëqyrjes së lojërave të fatit derisa sa ky institucion të ristrukturohet dhe detyra e mbikqyrjes së lojërave të fatit i është ngarkuar pikërisht, ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetajt.