Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha feston sot 74-vjetorin e lindjes: Faleminderit për udhëtimin mahnitës


Sot është një ditë e veçantë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Këtë të hënë, ai feston 74-vjetorin e lindjes së tij.

Vetë ish-kryeministri, ka falenderuar familjarët dhe miqtë, në këtë ditë të shënuar për të.

“Sot dita e te gjitha diteve te mia, 74 vjetori i lindjes! Falenderim te perzemert dhe mirenjohje te pakufishme Zotit, familjareve te mi dhe ju miq te dashur per udhetimin mahnites qe me keni dhuruar!”, shkruan Berisha, i cili publikon një foto ku shihet përkrah bashkëshortes së tij, Liries.

Edhe pse 74-vjeç, Berisha duket të jetë shumë në formë me ecjet që bën në bregdet. Jo shumë larg, por vetëm një ditë më parë, Berisha publikoi një foto ndërsa bënte ecje në bregdetin e Gjirit të Lalzit dhe njoftonte çmimin më të ri që kishte marrë nga një aplikacion.

“8000 kate, ne re!

Çmim i veçante ne nje moment te veçante nga Fitbit! “, shkruan Berisha krahas fotove të publikuara.

Sigurisht që kjo energji e ish-kryeministrit lidhet edhe me të shkuarën e tij si mjek. Në vitet ’90, ai braktisi karrierën e tij kardiolog dhe si profesor në Faultetin e Mjekësisë në Tiranë, për t’u bërë lider i Partisë Demokratike.

Ai shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë nga viti 1992-1997 dhe si kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013, vit kur humbi zgjedhjet përballë Edi Ramës.

Deri më sot, Berisha është lideri që ka qëndruar më gjatë në pushtet gjatë periudhës së zgjedhjeve të lira dhe i vetmi president në vend që është zgjedhur dy herë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *