Vendosni fjalën kyçe....

Shkolla e Policisë, 2700 aplikantë për 150 vende


Ditën e sotme, të gjithë ata të rinj që kanë aplikuar për Shkollën e Policisë, do t’i nënshtrohen sot testit të parë, atij teorik.

Në një deklaratë për mediat, Kreu i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, tha se testimi i të rinjve do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongresev dhe se bëhet fjalë për 2700 aplikantë.

 “Do të konkurojnë 2700 aplikantë për 150 vende që policia ka nevojë. Është faza e parë e konkurrimit dhe do testohen njohuritë në shkollën e mesme dhe pastaj do vijohet me pjesët e tjera të konkurimit që është testimi fizik. Të gjithë duhet të jenë të pajisur me dokument indentifikimi, pasaportë apo kartë identiteti dhe nuk duhet të futen në sallë me aparate celuarë.

Rezultatin e fazës së parë e marrin menjëherë në sallë. Nuk ka komision, nuk ka njerëz që do merren me përpunimin e pyetjeve, por është makineria që është programuar në mënyrë kompjuterike dhe të gjithë aplikantët të rreshtohen sipas pikëve të tyre”, tha Mema para kamerave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *