Qëkur opozita ka nisur me publikimin e fakteve, që sipas saj vërtetojnë lidhjet e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla me kriminelë dhe trafikantë droge, ky i fundit është bërë vizitor i shpeshtë i prokurorisë.
Ai ka akuzuar për shpifje kreun e Partisë Demokratike, Basha, lidhur me rastin e Xhisiela Malokut dhe deputetin Ervin Salianji, për audiopërgjimin ndaj Agron Xhafajt si dhe çështjen e udhëtimeve me një person të dënuar për trafik droge.
Nëpër media, por edhe në rrjetet sociale, Taulant Balla, ka deklaruar se paratë që do fitojë në gjyq do përdoren në atë që ai e quan “Fondi i Edukimit” dhe për rindërtimin e një kopshti në Librazhd.
Balla i dënuar 2 herë për shpifje
Por është pikërisht ai që bërtet “kapeni shpifësin” që është dënuar për shpifje. Madje dy herë
Në njërin rast ai është dënuar për shpifje ndaj Jamarbër Malltezit, të cilin e kishte akuzuar për vjedhje dhe abuzime me pushtetin.
Vendimi është marrë pas 16 seancash në Gjykatën e Tiranës, e cila e ka dënuar atë me 10 milionë lekë të vjetra gjobë, duke e përgjysmuar shifrën që kishte kërkuar fillimisht Malltezi si dëmshpërblim.
Në rastin tjetër, Balla është dënuar sërish për shpifje, kësaj here ndaj Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha.
Ai e kishte akuzuar Shkëlzen Berishën se kishte lidhje me Lotarinë Kombëtare. Në përfundim të gjyqit, edhe Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë, që e dënonte Ballën për shpifje.
Vendimi
Aktualisht Taulant Balla është në një tjetër çështje me Shkëlzen Berisha, pasi ky i fundit e ka paditur për shpifje kreun e grupit parlamentar të PS-së, i cili ka deklaruar se djali i ish-kryeministrit Berisha ka lidhje me dosjen “CEZ”, nuk ka paguar taksa dhe se e ka vënë pasurinë si sekser. /Hashtag.al
VINI RE: Video marrë nga Vizion+