Ditën e sotme në kryeqytet, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Lajmi është bërë i ditur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE), që përmes një njoftimi për mediat, bën me dije se cilat janë zonat që do vuajnë nga kjo ndërprerje e energjisë elektrike.
Sipas OSHEE-së, ndërprerja vjen për shkak të punimeve që do të bëhen në nënstacionin Dinamo.
“Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Dinamo, nesër në datën 15 tetor do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09;00 -14;00.
Pa energji do të mbesin; Zona pranë shinave të Trenit, Rr Vangjel Noti, Zona e Ish-kombinatit Josif Pashko, Paskuqan, Kodër Kamëz, Kamëz, Rr Jordan Misja, Babrru – Pjesërisht, Zona e Kodrës së Kuqe”, thuhet në njoftimin e Operatorit të shpërndarjes së Energjisë Elektrike.