Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në Taranto të Italisë, pasi është kapur me 4 kg heroinë.
Në pranga ka përfunduar 32-vjecari shqiptar Edson Fejzo, i cili kishte fshehur në makinën e tij tip ‘Opel Meriva’ 8 pako me 4 kilogram heroinë të pastër e cila në tregun me pakicë kap vlerën prej 100 mijë eurosh.
Gjatë sinjalit të policisë për të ushtruar kontroll në makinë, shqiptari ka shtuar shpejtësinë dhe përplasur makinën e policisë në tentativë për t’u larguar.
Më pas ai ka zbritur nga makina dhe ka tentuar të ikë në këmbë, por është arrestuar nga policia.