‘PAGAN Tirana’ dhe ‘Teatri URBAN’ në Prishtinë ka prezantuar së fundmi veprën e Tolstoy-t “Atë Sergi”. Kjo vepër është përshtatur në skenë nga Shpëtim Selmani, me regji të Fatos Berishës dhe si producente Kozeta Kurti.
Kjo vepër do interpretohet nga Igli Zarka, Rovena Lule, Lulzim Zeqja, Egla Ceno, Besmir Bitraku, Julinda Emiri, Valmir Krasniqi dhe Arta Lahu.
Fabula e veprës
“Atë Sergi” është një novelë e realizuar në vitin 1890 dhe e publikuar në 1898. Në 1917, regjisori rus Jakov Protazanov realizoi një film pa zë mbi këtë novelë. Novela flet për princin Stefan Kasatzki. Ai ishte një ushtarak me karrierë të suksesshme, që zbulon tradhëtinë e të fejuarës së vet pak para se të martohet. I shqetësuar dhe në mëdyshje ai tërhiqet në ushtrinë e orthodoksisë ruse duke u bërë një murg. Shumë vite poshtërimi dhe dyshimi pasuan dhe ai tashmë qe një heremit që bën mrekulli para fshatarëve. Çaste provokimesh vënë në provë besimin e tij dhe situata të pafata të provokimit femëror e çojnë në dështim.
Novela “Atë Sergi” i Tosltoit fillon me ambicien dhe inteligjenën e princit bukurosh Stefan Kazatski. Ai u përpoq të shkëlqente në gjithçka; nisi karrierën ushtarake dhe u përpoq të hynte në shtresat e shoqërisë pranë Carit. Në pamundësi për të depërtuar sa më pranë tij, vendosi ta kryejë këtë afrim nëpërmjet martesës. Ra në dashuri me një konteshë të bukur. Princi idealizonte feminilitetin dhe i konsideronte gratë e pamartuara, si posedueset e nivelit më të lartë të pastërtisë, ndërgjegjes e ndershmërisë njerëzore. Grave ju pëlqente një vlerësim i tillë, sepse në sytë e tij, dukeshin perëndesha. Meshkujt nga ana tjetër, kishin leje me pashë për të kënaqur nevojat e tyre seksuale. Duke qenë se burrat ishin të plotfuqishëm në çështje që lidheshin me seksin, virgjëria ose mungesa e saj ishin bekimi apo mallkimi më i madh i tyre, ndryshe nga sot, kur është përgjgjësi e çdo gjinie apo transgjinori të vendosë me të drejta të plota mbi trupin e tij. Përpara dasmës, kontesha i rrëfeu se nuk ishte e virgjër.
Kjo e shqetësoi aq shumë princin sa ai hoqi dorë nga bota, për të cilën ishte investuar aq shumë dhe hyri në një manastir për të jetuar një jetë të pastër dhe me përkushtim ndaj Zotit. Sigurisht, si Atë Sergi, ai u përpoq të kishte devotshmëri ndaj vendimit të tij, por gjithësesi historia është e hapur të ketë edhe interpretime të tjera, nëse Atë Sergi, u kuptua në pjesën shpirtërore dhe të brendshme të tij apo jo. Natyrisht, akti i thjeshtë për t’u bërë murg, nuk çon në shenjtërinë e menjëhershme. Refuzimi ndaj joshjes e tundimit, magjia dhe magjepsja ndaj botës së lirë, vetëm të ekspozon akoma edhe më shumë ndaj dy të parave.
Pra, sa më shumë përpiqesh t’i largohesh, aq më tepër lëshojnë rrënjë të dyja ato, edhe joshja, edhe tundimi. Grupi i punës së kësaj shfaqje, udhëhequr nga regjisori Fatos Berisha, janë përpjekur t’i qëndrojnë larg rrethanave që ndodhin në apo për shkak të kontekstit fetar, por i janë referuar “njeriut”, qënies humane të brishtë, që gabon, që fal, që merr hak, që pendohet…
Shpërndarja e reprizave 25/ 26/ 27/ 28 tetor/ Teatri Kombëtar Eksperimental, salla “Moliere” ora 19.00 15/16/17/18/ 22/ 23/24/ 25 nëntor ArTurbina, ora 19.00
Instrumentist: Denis HIMA Skena: Sidia Çepani Design: Ermal Koci Kostumet: Sofi Kara Muzika: Alban Laro Grimi: Marinela Halilaj Fotografia: Armand Sallabanda As/regjisor: Kriks Dumo Sinops i shkurtër.