Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur së fundmi në lidhje me çështjen e kufinjve me Serbinë. Teksa ndodhet në një takim në Tiranë, Haradinaj është shprehur se ata që mbrojnë idenë e ndryshimit të kufinjve kanë axhenda të paguara.
” Thaçi është president me mandat parlamenti. Ata që mbrojnë idenë e ndryshimit të kufinjve kanë axhenda të paguara. Mua më vjen keq për ata që janë kyçur në këtë ide. E dimë se kush i paguan. Kufiri është ai që është vendosur në mbarimin e luftës”, u shpreh Haradinaj teksa ndodhet për një vizitë në Tiranë.
Për këtë çështje Haradinaj është shprehur më tej se Thaçi nuk ka mandat nga qytetarët për të ndryshuar kufirin.