Vendosni fjalën kyçe....

“Balla prokuroria është vendi ku jepet llogari, jo faltore për shpëlarjen e krimeve”


Pasi paralajmëroi për kallëzime të reja, deputeti i PD, Ervin Salianji ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën.

Balla tha se kreu i PD-së Lulzim Basha është nën hetim për kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim me ish-oficerin që denoncoi çështjen “Xhisiela” Emiljano Nuhu, ndërsa Salianji shprehet me ironi se Prokuroria është vendi ku jepet llogari për krimet dhe jo faltore për shpëlarjen e krimeve.

“E ke ngaterruar Taulant! Prokuroria është vendi ku jepet llogari për krimet, jo faltore për shpëlarjen e krimeve! Kështu jemi ndarë, ne japim llogari për denoncimin e krimit ju jeni të ngrehur nga lidhjet me krimin!”, shprehet Salianji. 
Deputeti demokrat ka publikuar edhe një fotomontazh ku në të shfaqet Taulant Balla dhe Edmond Bega duke udhëtuar në të njëjtin avion. Salianji publikoi pak ditë më parë të dhënat e sistemit TIMS ku sipas tij rezulton se Taulant Balla dhe Edmond Bego kanë kaluar kufirin në të njëjtën kohë, qoftë përmes ajrit apo përmes tokës, plot 35 herë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *