Vendosni fjalën kyçe....

Dërgimi i emigrantëve në pyjet italiane, Salvini i hakërrehet Macron-it: Një turp ndërkombëtar



Ministri i Brendshëm italian  Matteo Salvini i politikat e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron për emigrantët një “turp ndërkombëtar”.

Largimi i emigrantëve nga Franca në një pyll italian, në kufirin e përbashkët të dy vendeve ka acaruar shumë Salvinin. Kreu i partisë së krahut të djathtë dhe ministri i Brendshëm i Italisë tha se braktisja që i bënë autoriteteve franceze emigrantëve në territorin italian “është një vepër e paparë kundër Italisë”. Ai shtoi më tej në një postim në Instagram se “ne nuk pranojmë ndjesën “.

Një polic i xhandarmërisë franceze, të premten e kaluar, u pa duke lënë dy burra, që besohet të jenë me origjinë afrikane, në pyjet Claviere të Italisë. Një zyrtar francez tha se incidenti ishte një “gabim” në duart e oficerëve të cilët ishin të rinj në detyrë. 

“Braktisja e emigrantëve në një pyll italian nuk mund të konsiderohet si një gabim apo një incident”, tha Salvini. Ai vazhdoi të pyeste nëse organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Evropa “nuk e gjejnë të sëmurë’  dhe i lenë në një zonë të izoluar pa ndihmë.

“Ne jemi përballur me një turp ndërkombëtar dhe z. Macron nuk mund të pretendojë se asgjë nuk ka ndodhur,” vazhdoi Salvini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *