Një 59-vjeçar në kryeqytet, ka rënë në prangat e policisë, pas akuzave se ka dhunuar kunatin e tij.
Sipas policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në banesën e 59-vjeçarit në Babrru-Kodër.
Shtetasi me inicialet M.K., njoftohet se u arrestua një ditë më oarë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatit, shtetasit me inicialet R.T., gjithashtu 59 vjeç.
Por kjo histori nuk ka mbaruar me kaq. Përveç dhunës së ushtruar ndaj kunatit, për të cilën akuzohet, 59-vjeçari ka kundërshtuar edhe punonjësin e policisë së rendit gjatë shoqërimit për në komisariat.