Templates by BIGtheme NET

Griezman “përmbys” Gjermaninë

Gjermania u mposht me përmbysje nga kampionët në fuqi të botës, Franca, në sfidën e luajtur në “Stade de France”.

Pas humbjes së thellë 3-0 në Amsterdam, skuadra e Low e nisi mjaft mirë sfidën në kryeqytetin francez dhe arriti të gjejë avantazhin në minutën e 14′, kur Toni Kroos ekzekutoi saktë një penallti.

Franca riktheu baraspeshën në minutën e 62-të, me anë të yllit të Atletico Madridit, Antoinne Griezmann, ndonëse Gjermania po luante dukshëm më mirë.

“Pancerat” nuk e ulën ritmin dhe vijuan të kërkojnë sërish avantazhin, por në nJë kundërsulm të shpejtë, Franca fitoi një 11-metërsh që ekzekutohet saktë nga Griezmann.

Skuadra e Low ka edhe një ndeshje për të luajtur në Ligën e Kombeve, pikërisht ndaj Holandës në Gjermani, por që rrezikon seriozisht qëndrimin në Ligën A.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto