Vendosni fjalën kyçe....

Mbreti i Arabisë Sauditë mohon të ketë dijeni për zhdukjen e gazetarit


Mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz, ka biseduar në telefon me presidentin turk Erdogan, natën e së dielës dhe me atë amerikan, Trump, një ditë më pas.

Bisedat kishin të bënin me zhdukjen e gazetarit arabo-saudit, Jamal Khashoggi, që është parë për herë të fundit në datën 2 tetor, ditën kur ka hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, për të marrë disa dokumente martesore.

Akuzat për përfshirjen saudite në rrëmbimin ose vdekjen e Khashoggi-t janë kthyer në një krizë masive diplomatike dhe ekonomike për Mbretërinë.

Erdogan i tha mbretit Salman se të dyja palët duhet të formojnë një “grup të përbashkët pune” për të hetuar zhdukjen e Khashoggi, sipas një burimi presidencial turk i cili foli për “Hurriyet Daily News”. Mediat saudite, nga ana tjetër, pretenduan se mbreti Salman është ai që propozoi një hetim të përbashkët dhe Erdogan “e mirëpriti” sugjerimin.

Presidenti Trump foli me mbretin Salman të hënën në mëngjes dhe më pas postoi në “Tëitter”, duke shkruar:

“Sapo fola me mbretin e Arabisë Saudite i cili mohon të ketë njohuri se çfarë ka ndodhur me shtetasin tonë me kombësi abaro-saudite. Ai më tha se po punon ngushtësisht me Turqinë për të gjetur ndonjë përgjigje. Do dërgoj menjëherë Sekretarin e Shtetit për të takuar mbretin.”

“Mohimi i tij për mua nuk mund të kishte qenë më i fortë,” u tha presidenti Trump gazetarëve të hënën pas bisedës së tij me Selmanin.

“Nuk dua të hyj në mendje e tij, por më dukej sikur ndoshta këta mund të ishin vrasës mashtrues, kush e di? Ne do të përpiqemi të gjejmë fundin e kësaj historie shumë shpejt.”shtoi Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *