Princi i Monakos Alberti II, u dekorua ditën e sotme nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën “Flamuri Kombëtar” dhe në fjalën e tij pas marrjes së vlerësimit honorifik e ka shprehur falenderimet që ilustron memorandumin midis dy vendeve.
“Ky vlerësim honorifik bën të njohur, ashtu sikurse ju e keni nënvizuar në dekretin tuaj, intensifikimin e marrëdhënieve ekzistuese mes vendeve tona, që u ilustrua kryesisht edhe nga firmosja sot e një memorandumi mirëkuptimi”.
Princi Alberti II gjatë fjalës së tij thekson se bashkëpunimi në fusha të ndryshme midis dy vendeve mund të njohë zhvillime të frytshme midis dy komuniteteve.
“Jam i bindur që tërësia e fushave të bashkëpunimit që ju përmendet, Zoti President, do të mund të njohin zhvillime të frytshme që dy komunitetet tona kanë aftësinë t’i arrijnë.”
Fjala e Princit të Monakos pas marrjes së dekoratës:
Zoti President, zotërinj ministra, Lartësi, Shkëlqesi, të dashur miq, Më lejoni t’ju shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për nderin që më bëni me Dekoratën e “Flamurit Kombëtar”.
Ky vlerësim honorifik bën të njohur, ashtu sikurse ju e keni nënvizuar në dekretin tuaj, intensifikimin e marrëdhënieve ekzistuese mes vendeve tona, që u ilustrua kryesisht edhe nga firmosja sot e një memorandumi mirëkuptimi.
Ju keni theksuar gjithashtu që ky titull nënvizon veprimet që ne duhet të ndërmarrim së bashku për ruajtjen e biodiversitetit në Mesdhe e më veçanërisht të zonave detare të brigjeve shqiptare. Kjo ambicie u konkretizua nga firmosja e një partneriteti me OJQ-në “Pisha flamur”.
Jam i bindur që tërësia e fushave të bashkëpunimit që ju përmendet, Zoti President, do të mund të njohin zhvillime të frytshme që dy komunitetet tona kanë aftësinë t’i arrijnë.
Së fundmi, unë i gëzohem perspektivës së aderimit të Shqipërisë në CIESM, kësaj organizate ndërkombëtare që më shumë se kurrë na tregon dobinë e saj në ruajtjen e të mirës sonë të përbashkët.
Ky det mesdhetar, djep i njerëzimit, duhet të jetë objekt i gjithë vëmendjes sonë sepse ai është garanti i të ardhmes sonë dhe vulos fatin e përbashkët të tërësisë së vendeve që e kufizojnë atë. Shpreh urimin që kjo trashëgimi e përbashkët të jetë në vitet e dekadat e ardhshme një vektor paqeje e mirëkuptimi të përbashkët. Ju faleminderit!