Vendosni fjalën kyçe....

Meta i dorëzon “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Princit të Monakos


Princi i Monakos, Alberti II ka mbërritur sot në Shqipëri, me ftesë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Fillimisht Princ Alberti II u prit në ceremoni zyrtare nga Kreu i Shtetit në ambientet e Presidencës, për të vijuar më pas me bisedimet dypalëshe midis delegacioneve respektive.

Gjatë ceremonisë në “Pallatin e Brigadave”, presidenti Meta në shenjë vlerësimi i ka dorëzuar  “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit konkret, në fushat ku eksperienca dhe ekspertiza e Monakos është shumë e njohur ndërkombëtarisht, si në turizëm e në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, inovacion e teknologjinë, në shërbimet financiare, trajnimin profesional e në fusha të tjera me interes.

Kreu i Shtetit kërkoi gjithashtu nxitjen e biznesit të Monakos që të eksplorojë dhe investojë në tregun shqiptar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *