Vendosni fjalën kyçe....

‘Përmbytjet më të këqija në 100 vjet’, shkon në 10 numri i të vdekurve në Francë (FOTO/VIDEO)


Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Aude të Francës, ka shkuar në 10.  Situata paraqitet e rëndë në rajonin jugor francez, ku sipas autoriteteteve, sasia e reshjeve që zakonisht bie për më shumë se tre muaj, ra brenda orësh.

Numri i të vdekurve fillimisht u raportua të ishte 13,  por ministria e brendshme e Francës shpjegoi  se bëhej fjalë për një gabim ku disa prej të vdekurve ishin numëruar dy herë.

Sipas televizionit lokal BFMTV, një murgeshë u zhduk nga lumi Aude. Një polic që u përfshi në një aksident trafiku në qytetin Albi, u godit dhe u vra nga një motorist.

Përpos 10 viktimave, raportohen tetë të plagosur me plagë serioze.

Alain Thirion, prefekti i Aude, tha se njerëzit kishin mbetur të bllokuar në çati dhe duhej të evakuoheshin nga ajri sepse, ishte shumë e rrezikshme me anije.

BBC shkruan se këto janë përmbytjet më të këqija që lumi Aude ka parë për më shumë se 100 vjet, sipas shërbimit të monitorimit të motit Vigicrues.

Të gjitha shkollat në rajon u mbyllën dhe banorët u paralajmëruan të qëndronin në shtëpi.

Përmbytjet arritën deri në 7 metra në qytetin Trebes, që është niveli më i lartë që nga viti 1891.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *