Vendosni fjalën kyçe....

“Rama, grusht shteti në veprim. Arta Marku po mbron një krim shtetëror” – Vasili


Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka thënë se faktet tronditëse të publikuara së fundmi tregojnë sesi po thellohet në mënyrë tronditëse grushti i shtetit i organizuar nga kryeministri Rama.

Vasili shkruan se qeveria që ka çuar para drejtësisë infermierë, specialistë e njerëz të thjeshtë, sot nën regjinë e Ramës po bën gjithçka për të inskenuar aktorë në mënyrë që të shpëtojë Agron Xhafajn.

“Rama-gate, thellohet ne menyre tronditese grushti i shtetit. Faktet tronditese me te fundit te inkriminimit te qeverise ne mbulimin kriminal dhe korruptiv te audiopergjimit te vellait te ministrit plotesojne qarte pamjen e Rama-gate, thene ndryshe, grushtit te shtetit ne veprim.

Faktet tregojne qarte regjine e kryeministrit per te inskenuar aktore, per t’i paguar dhe per tu ofruar garancite e paprekshmerise se tyre. Qeveria, qe ka cuar perpara drejtesise drejtore,specialiste, infermiere e plot e plot njerez thjesht dhe vetem me faktet e emisioneve televizive investigative, sot mbulon pergjimet pjese e dosjes se audipergjimit. Qeveria, qe ka cuar ne burg njerez per denoncimet ne portalin e saj sot e mbeshtetur nga kryeprokurorja po mbulojne sheshit nje krim shteteror. Kryeprokurorja po shkel mbi cdo ligj dhe mbi institucionin qe ajo vete drejton,ne emer te borxhit, qe ka ndaj kryeministrit qe e votoi me 69 vota. Rama-gate po thellohet ore pas ore dhe grushti i shtetit tashme eshte ne syte e te gjitheve. Rama-gate eshte pa rrugedalje per te.” – shkruan Vasili në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *