Vendosni fjalën kyçe....

Rama i prerë: Më 1 Janar do të mbyllen pikat e basteve dhe ato online


Kryeminsitri Edi Rama është shprehur i prerë se në 1 Janar do të mbyllen të gjitha pikat e basteve duke përfshirë edhe ato online.

“Kjo ka qenë një përpjeke e nisur kohë më parë. Ka nisur për kaziontë elektronike në atë kohë dhe dështoi në parlament. Ato janë një mortje që është kudo edhe do të mbyllen.

Do të mbyllen të gjitha dhe vendimi është i qartë. Ne kemi ngritur nje grup punë që po merret me online. Në 1 Janar do të mbyllet edhe ky monopoli online dhe ato që janë nëpër lokale. Do të diskutohet në një fazë tjetër nëse do të lejohet online. Me këtë ne po i heqim miliarda krimit të organizuar.”, u shpreh Rama në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24.

Më tej kryeministri deklaroi: “Do ikin kudo se janë një mortje. Ne kemi marrë një sërë masash dhe kompanitë janë përgjysmuar dhe të ardhurat janë rritur. Por ka ene infromalitet dhe burime kriminale. Do mbyllen të gjitha.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *