Vendosni fjalën kyçe....

Rama me tone të ashpra ndaj gazetarëve: Ju jeni barbarë, inkuizitorë (Video)


Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet përballë gazetarëve në emisionin “Dritare me Rudinën”.

Në shumë raste, kreu i qeverisë përdori shprehjeje të tilla si: ”Jeni në terezi apo jo? Jeni në vete? A ke logjikë? A do dëgjosh mor djalë? A më shef… Ore a je në metro? Jeni barbarë, inkuzuizitorë.

Rama ndër të tjera foli edhe për “paketën e shpifjeve” duke përmendur se në disa vende të BE-së shpifja dënohet jo vetëm me gjobë por edhe me burg.  Duke i kujtuar gazetarëve se do të ishin në burg për atë që po bëjnë nëpër media duke akuzuar pa pasur fakte.

Nëse ju do kishit bërë këtë që keni bërë do ishit në burg tani. 25 vende të BE e dënojnë me burg shpifjen. Kroacia e hoqi dhe pas anëtarësimit e vuri prap. Me këto që bëni ju, do ishit në burg sot. Nuk po them për të gjithë ju se nuk jeni njësoj. Unë nuk kam parë gazeta dhe portale në Francë e Itali që të bëjnë ironi dhe të hedhin shigjeta me kryeministrin. Por këto që bëni ju është e paimagjinueshme. Një shpifës nuk meriton një supë në burg. Gazetarët shpifës dhe shpifësit duhet të tundin lekët”- tha Rama.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *