Vendosni fjalën kyçe....

Copëtimi i Kosovës, kreu i Komitetit të Helsinkit në Serbi: Vuçiç dhe Rama bisedime dy vjet më parë


Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë në median serbe “Vrme”. Ajo është shprehur se Vuçiç dhe Rama dy vite më parë Bruksel kanë biseduar për copëtimin e Kosovës. 

” Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por e zbuluan Washingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko.

Më vonë, shton Biserko, se idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi. 

“Siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, përkatësisht Vuçiqit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”, shprehet ajo. 

Burimi: Vreme


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *