Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla nuk i ndahet derës së Prokurorisë. Balla kërcënon opozitarët me një tjetër padi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
“Nesër tek Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoj kallzim të plotë për vepra penale të kryera në bashkëpunim për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dorë për dore me Florenc Hoxhën, pazarxhinjtë e sëmurë që ranë brenda në kurthin që ngritën vetë me ca personazhe qesharakë e që nuk ka alibi që i shpëton.”, shprehet Balla.
Reagimi i Ballës:
Lulzim Basha është zyrtarisht në hetim për “kallzim të rremë të kryer në bashkëpunim” me shpifës Nuhun. Pse nuk shkon PD t’i shohë kamerat e komisariatit dhe praninë time në komisariatin e Fushë-Krujës, apo edhe të vetë Nuhut? Ti Lulzim si person në hetim ke të drejtë t’i shohësh. Apo hajt se do harrohet. Nuk e le unë në harresë, Lulzim! Sepse dje turpërove Shqipërinë aspak mua, me një paçavurre që i dhe të lexojë Pollua.
Edhe Ervin Salianji është zyrtarisht në hetim bashkë me Babale&co. Nesër tek Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoj kallzim të plotë për vepra penale të kryera në bashkëpunim për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dorë për dore me Florenc Hoxhën, pazarxhinjtë e sëmurë që ranë brenda në kurthin që ngritën vetë me ca personazhe qesharakë e që nuk ka alibi që i shpëton.
Ti Lulzim duhet të sqarosh pazaret me këta persona, të bëra në SHQUP apo në oborrin e SHQUP-it. Kallzimi dhe cdo informacion tjerër është në dizpozicion të Prokurorisë, sepse shqiptarët duan të dinë të vërtetën sa më shpejt. Luli kërcen nga një degë në një degë, nga një gënjeshtër në tjetrën. Turp s’ka.
Lulzim mos kërko marrëveshje për tu tërhequr nga kallzimet. Do t’i shkojmë deri në fund seicilës prej shpifjve.