Policia e Fierit ka kapur një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit.
I arrestuari është Albert Gega, i dënuar me 10 vite burgim për kalim të paligjshëm kufiri.
Gega në bashkëpunim me 5 persona të tjerë, në tetor të vitit 2008, organizuan kalimin e kufirit për 22 persona, 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.
“Policia e Fierit kap dhe ndalon një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit.
U ndalua shtetasi Albert Gega i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.
Në vijim të zbatimit të planit operacional “Për kapjen e personave të shpallur në kërkim” nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Fier, në fshatin Kurjan u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
Albert Gega, 36 vjeç, banues në fshatin Kurjan.
Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.
Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.” – thuhet në njoftim.