Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet dëshmia, çfarë tha Ardi Veliu te Krimet e Rënda


Mesditën e sotme ka dëshmuar te Prokurorinë e Krimeve të Rënda drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.  Ai hyri në ambientet e prokurorisë në orën 13:00, përfundoi dëshminë duke u larguar në orën 13:55 minuta, ndërsa nuk dha asnjë prononcim për mediat.

Mëseohet se para dy prokurorëve Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri ai ka mohuar të gjitha akuzat në drejtim të tij.   Ai ka deklaruar se nuk e njeh Fredi Alizotin dhe se nuk e ka takuar asnjëherë.

“Nuk kam asnjë njohje dhe kontakte me Fredi Alizotin, nuk e kam takuar asnjëherë.  Nuk e di se përse më akuzon, gjithçka që ka thënë nuk është e vërtetë.”, mësohet se ka thënë Veliu. 

Kreu i Policisë së Shtetit është përmendur nga Fredi Alizoti në një video të publikuar nga PD-ja, se e kishte shoqëruar Alizotin për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe se kishte ndikuar tek Alizoti që të pohonte se audio-përgjimi i Albert Veliut nuk është bërë me vëllanë e ministrit të Brendshëm, por me Fredi Alizotin që kishte imituar Agron Xhafën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *