Vendosni fjalën kyçe....

“Do e kursej se ka qenë në burg”, Lubonja-Ramës: S’je i pastër sepse ulërin dhe flet për shpifje


Fatos Lubonja ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të Ramës, ku ky i fundit pasi e quajti shpifës tha se do e kurseheshe me analistin pasi ka qenë në burg.

Pikërisht për këto deklarata Lubonja ka folur sot  dhe është shprehur se nëse Rama do të ishte i pastër nuk do ulërinte dhe do fliste për shpifje. Ai ka shtuar më tej se nëse Rama  akuzat duhet t’i verifikojë dhe t’i vejë mblulesën e parë, pra t’i mbulojë ato. 

“Ti duhet të faktosh pse është shpifje. Më e rënda është që ti flet në emër të drejtësisë. Kjo është shenjë e një degradimi në fund fare. Për të mos thënë se akuzat janë shumë të rënda dhe nëse je i pastër duhet të jesh i qetë por nuk je akuzon për shpifje dhe ulërin. E dyta nëse ke akuza duhet t’i verifikosh jo të bësh mbulesën e parë. Sa prova duhet të kemi ne që të provojmë se ky kryeministri dhe gënjeshtra janë dy anë të së njëjtës medalje. Kjo është më shumë kërcënim. Vijmë tek situata unë kam drejtësinë, kam policinë dhe ose ti mbyll gojën ose të akuzoj”, deklaroi Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *