Vendosni fjalën kyçe....

Apeli lë në burg djalin e deputetit Rraja


Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg djalin e deputetit të PS-së, Rexhep Rraja. Ky i fundit kishte kërkuar lirinë por kërkesa e tij u hodh poshtë nga gjyqtarja Shpresa Beçaj.

Vendimi është marrë ditën e sotme në një seancë ku vetë Rraja nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

Sipas avokatit Ilir Murati, ndaj klientit të tij nuk qëndronte akuza e përndjekjes ndërsa tha se tërheqja e kallëzimit prej Xhisiela Malokut ishte një fakt më shumë mbi të cilin gjykata duhet të lironte klientin e tij.

Ai shtoi se gjykata kishte vepruar nën presionin e politikës dhe atë publik dike mos dhënë një vendim të drejtë ndaj Rrajes.

Jashtë dyerve të gjykatës, Xhisiela Maloku, dha një deklaratë për mediat ku u shpreh se nuk kishte presion nga askush dhe se kishte ardhur në seancën e sotme për të mbështetur Rexhep Rrajën dhe për të thënë të vërtetën.

Djali i deputetit Rraja u arrestua në datën 30 shtator, pas urdhrit të gjykatës së Krujës, pasi akuzohet për përndjekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *