Vendosni fjalën kyçe....

Balla e akuzoi se regjistroi videon e Alizotit, Florenc Hoxha sot në Prokurori


Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda sot është thirrur për t’u marrë në pyetje Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës për çështjen e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj.

Hoxha, që përflitet se ka realizuar videon e dytë të publikuar nga deputeti Ervin Salianji, ku jepet dëshmia e Fredi Alizotit, do të merret në pyetje për këtë çështje.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, tha ditën e djeshme se kishte depozituar një padi kundër deputetit Ervin salianji që ka publikuar videon dhe Florenc Hoxhës.

 Balla i kujton kryetari të PD-së se nesër do të depozitojë kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kundër tij, Ervin Salianjit dhe Florenc Hoxhës.

“Edhe Ervin Salianji është zyrtarisht në hetim bashkë me Babale&co. Nesër tek Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoj kallëzim të plotë për vepra penale të kryera në bashkëpunim për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dorë për dore me Florenc Hoxhën, pazarxhinjtë e sëmurë që ranë brenda në kurthin që ngritën vetë me ca personazhe qesharakë e që nuk ka alibi që i shpëton”, tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *