Vendosni fjalën kyçe....

Balla padit sërish në Prokurori Bashën, Salianjin dhe Florenc Hoxhën


Mesditën e sotme  kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka paditur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda tre persona pas daljes së regjistrimit të Fredi Alizotit, i cili sipas prokurorisë ishte imitues i Agron Xhafajt.

Balla ka paditur sot kreun e PD-së Lulzim Basha,  deputetin demokrat Ervin Salianji si dhe Florenc Hoxhën, personin që dyshohet se regjistruar videon. Padia është depozituar sot tek Krimet e Rënda dhe deputeti socialist akuzon tre persona për “shpifje” dhe “kallëzim të rremë”.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda sot thirr për t’u marrë në pyetje Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës për çështjen e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj.

Hoxha, që përflitet se ka realizuar videon e dytë të publikuar nga deputeti Ervin Salianji, ku jepet dëshmia e Fredi Alizotit, u morr në pyetje për këtë çështje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *