Një video e abuzimit të dy infermierëve ndaj një pacienti me probleme të shëndetit mendor, ka nxitur zemërimin e përdoruesve të rrjtetit ndërsa shefi i klinikës ku ka ndodhur ngjarja ka shprehur gatishmërinë për të dhënë dorëheqjen.
Në video duken dy punonjës të spitalittë cilët pasi i hedhin një shapkë një burri të moshuar, pacient në klinik e godasin më pas më shkelm nga pas.
Videoja është publikuar në rrjetet sociale dhe kjo ka nxitur reagimin e fortë të publikut që ka bërë thirrje për një dënim të ashpër ndaj dy punonjësve të klinikës.
Veprimet e dy punonjësve duket si një lojë zbavitëse për ta, pasi dy infermierët dëgjohen duke qeshur me zë të lartë teksa abuzojnë me të moshuarin.
Doktori kryesor i Spitalit nr.5 në Magnitogorsk, Aleksandër Belyaev, konfirmoi për “RIA Novosti” se video ëzhtë xhiruar në qendrën drejtuar prej tij natën e 29 qershorit dhe se ishte i gatshëm të dorëhiqej pas ngjarjes së rëndë.