Templates by BIGtheme NET

Kryetari i Kuvendit merr mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po zhvillon një vizitë në Berlin, ku pas një takimi me homologun e tij Dr. Wolfgang Schäuble, ai ka siguruar mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

Kreu i Kuvendit falënderoi kryetarin e Bundestagut gjerman për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset që nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi. Veseli theksoi se mbështetja e Berlinit zyrtar për Kosovën në proceset e ardhshme e një rëndësie të veçantë, si në aspektin e rrugëtimit euro-atlantik, ashtu edhe të zhvillimit ekonomik, nëpërmjet investimeve gjermane në Kosovë.

Veseli tha se Kosova dhe Gjermania, si dy vende mike, tashmë kanë konsoliduar bashkëpunimin e tyre në shumë sfera, por theksoi nevojën që këto marrëdhënie të zgjerohen dhe forcohen edhe më tej.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto