Vendosni fjalën kyçe....

‘Menaxher’ i kokainës në Itali, arrestohet 19-vjeçari shqiptar me bashkëpunëtorin akoma më të ri


Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në zonën e Ferro di Cavallo në Itali, pas akuzave për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Edhe pse në moshë fare të re, dyshja shqiptare përdorte garazhin e një banesë si bazë për lëndën narkotike, ndërsa edhe vetë jetonin në një apartament në të njëjtën ndërtesë.

19 vjeçari kryente funksionet e “vëzhgimit” dhe mbante paratë, ndërsa 18 vjeçari, kontaktonte me përdoruesit e drogës. 

Arrestimi i dy të rinjve me origjinë shqiptare erdhi pas zbulimit të mesazheve në aplikacionin “Youpole” nga policia, ku thuhej se dy të huaj përdornin garazhin e një ndërtese si bazë, për aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike.

Karabinierët nisën ta vëzhgonin atë duke hyrë në ndërtesë, ku u zbulua një sasi kokaine.

Dy të rinjtë pasi pikasën policët tentuan të largohedhin, por më i riu u ndalua menjëherë, ndërsa tjetri u ndoq nga karabinierët dhe rezistoi me forcë duke goditur me dhunë njërin prej tyre, por në fund u arrestua edhe ai.

“Perugia Today” shkruan se në banesë u zbulua edhe një laptop i vjedhur kohët e fundit në një çerdhe në provincë. Kompjuteri do t’i kthehet institucionit.

Të rinjtë u dërguan në paraburgim në burgun e Capanne, në pritje të gjykimit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *