Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimi si nata me ditën, si u devijua projekti te rrethrrotullimi i Zogut të Zi (FOTOT)


Projekti për rikonstruktimin e rrethrrotullimit të Zogut të Zi u përurua vetëm pak ditë më parë, por po të vësh re fotot e projektit, ato janë krejt e kundërta e asaj çfarë është realizuar.

Projekti duket se është devijuar tërësisht, duke nisur që nga trotuari për këmbësorët që parashikohej të ndërtohej, edhe pse edhe s’kuptohet pse ishte parashikuar në  kushtet kur mungojnë vizat e bardha dhe as që parashikohej ndërtimi i tyre, duke e bërë të pamundur kalimin e qytetarëve në rrethrrotullim.

Mbase kjo është edhe arsyeja se përse kjo pjesë është anashkaluar, por detajet e tjera pse janë devijuar gjithashtu?!

Disa shtresa, pemë dhe shatërvane të parashikuara në projekt mungojnë. Edhe skulptura  “Cosmic S”  e vendosur në mes të rrotullimit e punuar nga Helidon Xhixha, që është konsideruar nga kryebashkiaku si një ndër artistët më të kërkuar… është krejt ndryshe.

Çdo devijim nga projekti fillestar, parashikon pezullim të ndërtimeve, por ky projekt jo vetëm që nuk u pzullua, por u përurua nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

SI U PROJEKTUA:

SI U BË:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *