Vendosni fjalën kyçe....

“Rama dhe Arta Marku duhet të jenë në burg”


Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka është shprehur së fundmi se kryeministri dhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku duhet të ishin në burg. Sipas Palokës ata duhet të ishin jenë në burg pasi kanë fshehur provat e audiopërgjimit të Agron Xhafajt dhe pamjet e komisariatit të Fushë-Krujës. 

“Rama beri ekspertizen e zerit te Agron Geron Xhafajt dhe vendosi qe nuk ishte i tij. Rama ka pare dhe kamerat e komisariatit te F.Krujes dhe vendosi qe Balla dhe Rraja nuk kane qene ne komisariat. Rama dhe Arta Marku duhet te ishin ne burg vetem per kete, po nderkohe njeri eshte ne krye te qeverise e tjetra ne sherbim te tij ne krye te Prokurorise.”,shprehet Paloka. 

Në  lidhje me akuzar ndaj Taulant Ballës  mesditën e sotme kreu i Grupit Parlamentar të PS-së paditi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda tre persona pas daljes së regjistrimit të Fredi Alizotit, i cili sipas prokurorisë ishte imitues i Agron Xhafajt.

Balla ka paditur sot kreun e PD-së Lulzim Basha,  deputetin demokrat Ervin Salianji si dhe Florenc Hoxhën, personin që dyshohet se regjistruar videon. Padia është depozituar sot tek Krimet e Rënda dhe deputeti socialist akuzon tre persona për “shpifje” dhe “kallëzim të rremë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *