Vendosni fjalën kyçe....

Sherri mes katër të rinjve çon në burg babanë në Dibër


Disa të rinj në Dibër janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa kanë përdorur dhe armën si formë kërcënimi.

Sipas policisë, janë shpallur në kërkim dy persona, të cilët në qytetin e Peshkopisë kanë goditur me mjete të forta dhe nën kërcënimin e armës kanë kanosur 25-vjeçarin me inicialet A.S, dhe, 24-vjeçarin D.M, nga fshati Fushë Çidhën.

Pas një kontrolli në banesën e njërit prej personave të shpallur në kërkim, janë zbuluar dy kilogramë kanabis ndërsa është vënë në pranga babai i tij.

“Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti mes 4 të rinjve

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër morën informacion per një konflikt mes disa të rinjve, te cilet mund të përdornin armë zjarri. Falë një punë të mirë-organizuar është bërë ndërhyrja në kohë nga Policia duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve H.K. 25 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht dhe M.K, 21 vjeç, banues në Peshkopi. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin në qytetin e Peshkopisë për motive të dobëta ata kanë goditur me mjete të forta dhe nën kërcënimin e armës kanë kanosur shtetasit A.S, 25 vjeç dhe D.M, 24 vjeç, nga fshati Fushë Çidhën.

Në vijm të punës për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt është ushtruar kontroll në banesat e tyre. Në banesën e shtetasit H.K. u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike kanabis. U arrestua në flagrancë shtetasi Lutfi Kaja, 60 vjeç, (babai i shtetasit në kërkim H.K), për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik dhe lënda narkotike.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *