Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO/ Momentet e tmerrit në Krime, shkon në 19 numri i të vrarëve


Të paktën 19 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas një sulmi në një kolegj në Krime.  Deri më tani raportohet se viktimat kanë humbur jetën si pasojë e plagëve nga armë zjarri, në kolegjin teknik në Kerch.

Hetuesit rusë thanë se, një nxënës 18-vjeçar, fajtor për sulmin, kishte vrarë veten. Autori i sulmit është identifikuar si Vladislav Roslyakov, që thuhet se ka hapur zjarr mbi ata që ndodheshin në godinë. Në total, 40 persona janë plagosur.

RT ka publikuar video nga momenti i tmerrit, teksa agresori po gjuante me armë.  “Duam të jetojmë” janë thirrjet e nxënësve pak sekonda pasui ndodhi shpërthimi dhe filloi breshëria e plumbave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *