10 persona kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 50 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm, që ka tronditur një kolegj në qytetin e Kerchit në Krime.
Fillimisht u dyshua se tragjedia ishte shkaktuar nga shpërthimi i gazit por më pas është zbuluar se për shpërthimin ishte përdorur një pajisje e posaçme.
Policia, ambulancat dhe zjarrfikëse të shumta janë dërguar në kolegj për të transportuar të plagosurit, ndërsa dyshimet e para të autoriteteve janë për një sulm terrorist.
Sipas mediave ruse, shumica e të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe në orët në vijim bilanci i viktimave mund të përkeqësohet.
Zëdhënësi i presidentit rus, Putin, Peskov ka thënë se Kremlini po e konsideron si sulm terrorist shpërthimin e ndodhur në kolegjin e Krimesë.
Moska zyrtare ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në gadishullin, që ka çuar në përplasje të ashpër mes Rusisë nga njëra anë dhe Ukrainë, SHBA-së dhe BE-së nga ana tjetër.