I dyshuari se kreu sulmin në kolegjin e qytetit Kerch në Krime, është identifikuar si një student 22 vjeç.
Ai kreu vetëvrasje, pasi vrau 17 vetë dhe plagosi dhjetëra të tjerë me armë zjarri dhe një shpërthim, tha kreu i Republikës së Krimesë.
“Vrasësi i dyshuar vrau veten,” tha Sergej Aksenov në media. “Ai ishte një student i të njëjtit kolegj.”
Zyrtari shtoi se numri i personave të vrarë në sulmin në kolegj ka shkruar në 18, duke llogaritur këtu edhe autorin e dyshuar që është vetëvrarë.
Dëshmitë e para nga vendngjarja thanë se në sulm ishin përfshirë disa persona me masa, por më pas ka rezultuar se sulmuesi ka qenë i vetëm.
Komiteti hetimor i Rusisë e ka identifikuar të dyshuarin si Vladislav Roslyakov dhe tha se ishte 18 vjeç. Ai shtoi se incidenti tani konsiderohet si vrasje e shumëfishtë dhe jo një sulm terrorist.
Ky është sulmi i parë i madh në Krime, që kur rajoni u bashkua me Rusinë në vitin 2014 pas një referendumi popullor.