Templates by BIGtheme NET

Të bllokuar në humnerë, shpëtohen dy turistët në Theth (VIDEO)

Dy turistë të huaj janë shpëtuar nga policia dhe banorët e zonës në theth, pasi kishin mbetur të bllokuar në një humnerë.

Sipas policisë, turistët, njëri nga Brazili dhe tjetra nga Zelanda e Re, kishin ngatërruar rrugën dhe ishin bllokuar në një humnerë. Ata kishin ndezur një zjarr për të orientuar policinë se ku mund të gjendeshin.

“Policia shpëton dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin ngatërruar rrugën dhe kishin mbetur të bllokuar në një humnerë.

Në orët e mbasdites së djeshme, Policia ka marrë njoftim se në vendin e quajtur “Qafa e Vlabonës”, në afërsi të Bjeshkëve të Rragamit, dy turistë F.A., 29 vjeç nga Brazili dhe E. C., 27 vjeçe nga Zelanda e Re kanë ngatërruar rrugën dhe kanë mbetur të izoluar në një zonë të thepisur humnerë.

Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas pesë orë kërkimesh, ku turistët kishin ndezur dhe zjarr për të orientuar Policinë, u bë e mundur gjetja e tyre në afërsi të një humnere, si dhe transportimi i tyre në Theth ku ju bashkuan turistëve të tjerë pa asnjë problem me shëndetin.

Dy turistët kanë falenderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për ti shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.”, thuhet në njoftimin e policisë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto