Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Mat, dyshohet se është vetëplagosur një person


Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në fshatin Bushkash të Matit.

Nga të dhënat e para, mësohet se një person ka mbetur i plagosur me cciften e tij.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se i plagosuri Gjovalin Rica ka qëlluar veten me çifte në fshatin Bushkash, ndërsa është nisur menjëherë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave, të cilat kanë shtyrë këtë person të qëllojë ndaj vetes.

Njoftimi i policisë:

Policia e Matit ka marrë informacion se në fshatin  Bushkash, Mat, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj.R, 45 vjeç, pranë banesës së tij.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht i dëmtuari ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e gjahut.

Shtetasi Gj.R,   është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës

Grupi hetimor vijon hetimet për sekuestrimin e çdo prove materiale që do të çonte në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *