Ministri i Jashtëm indian MJ Akbar ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për ngacmim seksual.
“Kam kërkuar drejtësi në një gjykatë, kështu që e konsideroj të arsyeshme që të largohem nga detyra dhe të hedh poshtë akuzat e rreme kundër meje”, deklaroi ministri, emri më i të cilit është më i përmenduri në lëvizjen #MeToo.
Dorëheqja e tij vjen dy ditë pasi ai ngriti një padi kundër gazetares Priya Ramani, e cila e kishte akuzuar atë për ngacmim seksual. Akbar i konsideroi akuzat kundër tij si “të pabaza” dhe “të fabrikuara”.
“Si femra, ne ndjehemi të justifikuara nga dorëheqja e MJ Akbar dhe mezi pres ditën kur gjithashtu do të marr drejtësinë në gjykatë”, tha Ramani, e cila ishte e para që akuzoi Akbarin, shkruan aljazeera.
Një tjetër gazetare, që e kishte akuzuar ministrin për ngacmim seksual, Shuma Raha, deklaroi:
“Pasi më shumë se 20 gra dolën me akuza për ngacmim seksual ndaj tij, vazhdimi i tij si një ministër ishte i papërshtatshëm, prandaj, më mirë vonë se kurrë.”