Vendosni fjalën kyçe....

Balla i mëshon fort padisë për shpifje, me prova të reja te Krimet e Rënda


Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka mbërritur pak minuta më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të paraqitur prova të reja, lidhur me padinë e djeshme. Ende nuk dihet për çfarë provash bëhet fjalë.

Mesditën e djeshme  kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka paditur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda tre persona pas daljes së regjistrimit të Fredi Alizotit, i cili sipas prokurorisë ishte imitues i Agron Xhafajt.

Të paditurit janë: kreu i PD-së Lulzim Basha, deputeti demokrat Ervin Salianji si dhe Florenc Hoxha, personin që dyshohet se ka regjistruar videon. 

Padia është depozituar  dje tek Krimet e Rënda dhe deputeti socialist akuzon tre persona për “shpifje” dhe “kallëzim të rremë”.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda fillimisht u thirr për t’u marrë në pyetje Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës për çështjen e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *