Vendosni fjalën kyçe....

Basha përshëndet votimin për ushtrinë e Kosovës


Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur votimin e sotëm të Parlamentit të Kosovës, për të krijuar ushtrinë. Basha shprehet se Kosova me ushtrinë e vet dhe me aspiratën e antarësimit në NATO, do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

“Përshëndes votimin e ligjit që i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës. Kosova me ushtrinë e vet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët euro-atlantikë dhe me aspiratën e antarësimit në NATO, do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan.”, shprehet Basha.

Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjet që i hap rrugë themelimit të ushtrisë së Kosovës. Si rrallë ndonjëherë, shumica dhe opozita bashkuan votat për tre pr/ligje. 98 vota “Pro” mori projektligji që i hap rrugë shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, 96 vota “pro” ai për shërbimin në FSK dhe 101 ai për themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Asnjë deputet nuk votoi kundër dhe asnjë nuk abstenoi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *