Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se Kryeministri Rama ka nisur një fushatë kundër opozitëz për të cënuar besueshmërinë e saj.
Basha ka treguar në emisionin “Opinion” se Rama po e bën goditjen ndaj opozitës nëpërmjet medias pranë tij gjithashtu edhe nëpërmjet metodave të tjera të propagandës.
Sipas Bashës 3 janë mënyrat me të cilat Rama po godet opozitën
1) Duke pretenduar se ka një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha
2) Duke thënë se PD-ja pretendon marrjen e pushtetit në tavolinë
3) Duke goditur opozitën nëprmjet medias pranë tij dhe pseudo-demokratëve
“Rama ka nisur një fushatë që të godasë besueshmërinë e opozitëzës, këtë e bën duke pretenduar se ka një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha, e bën duke thëne se PD-ja pretendon marrjen e pushtetit në tavolinë dhe duke goditur opozitën nëpërmjet medias dhe pseudodemokratëve”- u shpreh Basha.