Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama, Aneta dhe Linda kanë alergji ndaj fjalës së lirë


Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar nismën më të re nga Kryeministri Rama për paketën anti shpifje si një alergji ndaj fjalës së lirë.

Sipas Berishës Rama, Linda dhe Aneta kanë alergji ndaj fjalës së lirë dhe janë vendosur në sulm frontal kundër fjalës së lirë.

Në postimin e tij në Facebook Berisha ka përmendur rastet kur Rama, Linda dhe Aneta kanë sulmuar gazetarët dhe opinionistët.

“Kancer i quan e Edi kritikat e gazetarëve, ndaj dhe ka vendosur t’iu presi gjuhën si Lukashenko gazetarëve dhe kundërshtarëve me ligjin e kriminalizimit të shpifjes. Ndërkohe kur ishte në opozitë votoi për dekriminalizimin e saj”- shkruan Berisha për Ramën.

Ndërsa për bashkëshorten e Ramës, Berisha shkruan se “Po na helmojne opinionistet” – denoncon Linda Rama në fjalimin e saj në takimin e fundvitit me gazetarët dhe fjalen e ka për ata opinionistë që ende rezistojnë pa bolinizuar apo këllirizuar(pra që nuk janë bërë ende si Bolino apo mjerua)”.

Ndërsa për Aneta Ramën berisha përmend rastin kur ajo ka ushtruar presion ndaj poetit Arben Duka t’i kërkojë ndjesë pasi ai kërkiu Ramës heqjen e dekoratave për Kristaq Ramën dhe Gramoz Ruçin.

Postimi i plotë:

Keta kane alergji familjare ndaj fjales se lire!

Status i dt 25 dhjetor 2015. Nje kujtese!

Te dashur miq, Edi, Linda dhe Aneta ne sulm frontal kunder fjales se lire. Ata kane alergji nga fjala e lire!

Kancer i quan e Edi kritikat e gazetareve, ndaj dhe ka vendosur t’iu presi gjuhen si Lukashenko gazetareve dhe kundershtareve me ligjin e kriminalizimit te shpifjes. Nderkohe kur ishte ne opozite votoi per dekriminalizimin e saj.

“Po na helmojne opinionistet” – denoncon Linda Rama ne fjalimin e saj ne takimin e fundvitit me gazetaret dhe fjalen e ka per ata opinioniste qe ende rezistojne pa bolinizuar apo këllirizuar(pra qe nuk jane bere ende si Bolino apo mjerua)

Se fundi, Aneta Koleka, mamaja e Edit, djalit me kompleks Edipi, ushtron presion dhe i kerkon poetit (per mua bejtexhiut ekstermistit te majte) Arben Duka ti kerkoje ndjese asaj apo ndjese publike sepse ne nje bejte te fundit ai i ka kerkuar Edivinit ti heqe dekoratat edhe Kristaq Rames dhe Gramoz Ruçit!!

Te dashur miq, keta kane alergji familjare ndaj fjales se lire. Standarti i tyre familjar eshte ai i denimit te fjales se lire. Ne mediat shqiptare jane sot jo nje por disa gazetare, qe me shperblimet qe kane marre per shpifjet e tyre te perditshme ndaj politikaneve te caktuar kane ndertuar vila dhe biznese dhe nuk jane paditur ndonjehere apo as dhe i ngacmuar per ato qe kane trilluar.

Arben Duka ka vargje bejtesh te pafundme, te gjata me kilometra qe shkojne se paku nga Tirana ne Vlore kunder meje, po ndonjehere njeri ne telefon nuk e ka marre per bejtet e tij.

Klani Koleka eshte sot klani me armiqesor ndaj lirive tona. Ti krrejme sa me pare! sb

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *